Sllovenia ka triumfuar 1:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e Grupit C të Ligës C të Ligës së Kombeve, duke e marrë kështu edhe kryesimin në këtë grup.
Damjan Bohar (28’) e realizoi golin e fitores për Slloveninë.
Sllovenia kryeson me 4 pikë pas dy ndeshjeve. Në kuadër të këtij grupi Kosova e pret Greqinë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja fillon sonte nga ora 20:45.
Në kuadër të Ligës B, Finlanda ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Irlandës në Grupin 4. Ndërsa Hungaria është mposhtur 3:2 në shtëpi nga Rusia në Grupin E.