Ish-avokati i presidentit amerikan: Trumpi është racist

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Donald Trump sillet si mafioz dhe ka “mendim të ulët për njerëzit me ngjyrë”, pretendon ish-avokati i presidentit amerikan, Michael Cohen.

Deklaratat vijnë nga libri i ri i Cohenit, “Disloyal: A Memoir”, shkruar gjatë kohës kur ishte në burg për keqpërdorimet me financat e kampanjës Trump, në mesin e krimeve të tjera.

Cohen pretendon se Trumpi gjithashtu ka bërë komente raciste rreth Nelson Mandelas dhe Hispanicsit.

Shtëpia e Bardhë thotë se Cohen është duke gënjyer.

“Cohen është një kriminel mosmirënjohës dhe avokat tashmë i palicencuar, i cili e ka gënjyer Kongresin”, ka thënë sekretarja për shtyp, Kayleigh McEnany, në një qëndrim në fundjavë. “Ai e ka humbur të gjithë besueshmërinë dhe nuk është befasuese t’i shohim përpjekjet e tij të fundit për të përfituar nga gënjeshtrat”.

Në libër Cohen pretendon se Trumpi është “fajtor për krimet e njëjta” të cilat e çuan atë në burg dhe e quan ish-shefin e tij “gënjeshtar, mashtues, përfitues, ofendues, racist, grabitqar, batakçi”. Ai ka thënë se ai kishte mentalitetin për një “bos mafioz”.

Dalje të ndryshme lajmesh amerikane kanë publikuar thënie nga libri, i cili publikohet të martën. Ja disa nga deklaratat kyç.

Për njerëzit me ngjyrë dhe Mandelën

“Si rregull, Trumpi ka shprehur mendime të ulëta për njerëzit me ngjyrë, duke filluar nga muzika deri te kultura dhe politika”, shkruan Cohen në librin e tij.

Ai deklaron se Donald Trumpi ka thënë se presidenti i kaluar afrikano-jugor dhe aktivisti anitaparteid Nelson Mandela “nuk ishte lider”, shkruan KOHA Ditore.

Share This Article