ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  3 minutes ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 9 minutes ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 17 minutes ago
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore 20 minutes ago
PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Kreu i OSBE-së në Tiranë: Gjendja e medias e përkeqësuar

albnews by albnews
3 May, 2019
in Albania
0
Kreu i OSBE-së në Tiranë: Gjendja e medias e përkeqësuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, ambasadori i Pranisë së OSBE-së, Bernd Borchardt i tha Zërit të Amerikës, se ka një përkeqësim të situatës së mediave. Duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes ai shpjegon se burimet e OSBE-së janë, së pari, vëzhgimi që vetë organizata i bën medias dhe, së dyti, ajo që burimet e tjera prestigjioze thonë për median.

“Përshtypja ime e parë, me shqipen time të kufizuar, bazohet kryesisht në kanalet informative, në pamjet që shoh dhe në tekstet që lexoj në to. Aty kuptoj se skena e medias është shumë e ndarë. Është e vështirë të marrësh informacion të paanshëm. Kur dua të krijoj një pamje të plotë, më duhet të shikoj kanale të ndryshme dhe të lexoj lajme të ndryshme. Ose le të marrim raportimin për protestat. Mediat që janë miqësore me njërën palë, i vendosin kamerat në pozicion të tillë që të tregojnë një turmë të madhe njerëzish. Mediat që janë miqësore me palën tjetër, përdorin dronin për të treguar se kishte shumë pak njerëz. Ky pasqyrim nuk është i balancuar brenda kanaleve, ai është i njëanshëm”, shprehet ambasadori Borchardt, duke shtuar se “një aspekt tjetër i përkeqësimit të gjendjes së medias, është se mjaft raportime bazohen në atë çka prodhon politika, në Facebook, në kronikat e parapërgatitura etj., në vend që të bazohen në investigimet e vetë gazetarëve”.

RelatedPosts

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Zoti Borchardt thotë se “ndër burimet dytësore që përdorim për gjendjen e medias, sigurisht Reporterët pa Kufi janë gjykatësi kryesor ndërkombëtar për median. Shqipëria ka qenë e pozicionuar mjaft mirë, në vendin e 62-të, por kjo ishte 13 vjet më parë. Deri në vitin 2013, pamë një përkeqësim të madh, Shqipëria ra nga vendi i 62-të në vendin e 102-të. Pas vitit 2013, pati sërish ngritje, deri vitin e kaluar, dhe tani ka sërish përkeqësim. Pra, kemi pasur përmirësim dhe më pas përkeqësim”.

Por cilat janë sipas tij problemet kryesore? “Është çështja e vetëcensurës. Shumë gazetarë na thonë se ndihen nën presion nga pronarët e medias, se ka ndërhyrje nga ana e pronarëve. Pastaj është problemi i dhunës. Në vendet fqinjë është shumë më i dukshëm, por ndodh edhe këtu dhe është një gjë shumë e keqe. Kemi pasur disa sulme kundër gazetarëve që kanë qenë kërcënuese”.

Një tjetër aspekt, sipas ambasadori të OSBE-së “ka të bëjë me sulmet verbale kundër medias, të cilat për mua janë të tepruara. Nga ana tjetër, shoh zemërimin që qëndron pas tyre dhe ky zemërim vjen nga shpifjet dhe lajmet e rreme. E dimë mirë se për çfarë po flasim, pasi edhe ne kemi qenë objekt shpifjesh. Rrugëdalja është shumë e ngushtë, sepse ecim në mes dy të drejtave të njeriut: të drejtës për lirinë e fjalës dhe të drejtës për mbrojtjen e dinjitetit. Qeveria ka hartuar një projektligj dhe jemi të lumtur që ky projektligj po konsultohet me ekspertët tanë. Do të ishte fantastike sikur produkti përfundimtar të ishte në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”.

Ai thotë se ndër rekomandimet që do të bëjnë janë ato që lidhen me dekriminalizimin e shpifjes, pra heqjen e saj nga Kodi Penal. “Sipas pikëpamjes sonë, shpifja është një çështje që i takon kodit civil dhe jo e atij penal. Një tjetër rekomandim ka të bëjë me kufizimin e përdorimit të kronikave të parapërgatitura, sidomos gjatë zgjedhjeve. Më së paku, ato duhet të identifikohen qartë se janë produkt i partive politike dhe jo produkt gazetaresk”.

Ambasadori Borchardt është i mendimit se “situata e medias duhet parë edhe në kuadër të klimës së përkëqësuar politike, e cila ka ndikim mbi tërë situatën. Shohim një përkeqësim të situatës jo vetëm në fushën e medias. Citova më herët renditjen e Shqipërisë në raportin e Reporterëve pa Kufij. I njëjtë është edhe përkeqësimi në renditjen e Transparency International për korrupsionin. Pas vitit 2013, gjërat u përmirësuan. Tani gjërat janë përkeqësuar sërish, jo aq keq sa në vitin 2013, por ka pasur përkeqësim. Po ashtu, vërejtëm një përmirësim mjaft të ndjeshëm në klimën e investimeve, por edhe këtu ka sërish përkeqësim. Mendoj se të tëra këto kanë lidhje me klimën politike negative”, thekson ambasadori i OSBE-së./Zëri i Amerikës/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

19 September, 2025
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result