Izraeli është vendi i parë në botë që aktivizon për herë të dytë karantinimin kombëtar.
Lajmin e dha në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili njoftoi se kësaj here mbyllja e qytetarëve do të zgjasë tre javë, duke iu referuar edhe një feste kombëtare.
“Nuk do të bëjmë pushimet që jemi mësuar. Praktikisht nuk do të jemi në gjendje të festojmë me të afërmit tanë”, mësohet të ketë thënë në deklaratën e tij kryeministri izraelit.
Aktualisht Izraeli ka pësuar një rritje të frikshme të rasteve të të infektuarve me koronavirus, ku numëron 37.482 raste.
Ndërkohë ditën e djeshme një ministër i kabinetit Izraelit së fundmi ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste kundër planeve për rivensosjen e izolimit për herë të dytë.