Presidenti Meta shpërndan fjalimin e Papa Franceskut

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta i ka dalë nga krah Papa Françeskut në lidhje me thirrjet e tij të fundit për protesta paqësore në botë.

Me anë të një postimi, Presidenti Meta ka treguar se solidarizohet me mesazhin e Papa Françeskut, teksa thekson që ka ardhur koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë.

Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.
KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË! 🇦🇱
”, ka shkruar Kreu i Shtetit.

Share This Article