• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Lleshaj: Shqiptarët kanë paguar një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës

Lleshaj: Shqiptarët kanë paguar një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës

by albnews
5 May, 2019
in Albania
0
3
VIEWS

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me rastin e Ditës së Dëshmorëve ka dhënë një mesazh.

“Përgjatë historisë së tij të madhe dhe të ndërlikuar, popullit shqiptar i është dashur të paguajë një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës, të lirisë dhe prosperitetit. Sot përkujtojmë mijëra shqiptarë që kanë dhënë jetën si Dëshmorë të Atdheut në luftërat për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Deklarata

Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Atdheut,
Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit,
Përfaqësues të misioneve të huaja,

E gjithë Shqipëria nderon sot kujtimin e saj më të mirë, kujtimin e atyre burrave dhe grave që i dhanë asaj atë çka kishin më të shtrenjtë, jetën e tyre.

Përgjatë historisë së tij të madhe dhe të ndërlikuar, popullit shqiptar i është dashur të paguajë një çmim të rëndë në shërbim të mbijetesës, të lirisë dhe prosperitetit.

Sot përkujtojmë mijëra shqiptarë që kanë dhënë jetën si Dëshmorë të Atdheut në luftërat për liri dhe pavarësi.

Por sot përkujtojmë edhe qindra dëshmorë të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, që e dhanë jetën në një luftë dhe në një front tjetër: në luftën kundër krimit, në mbrojtje të sigurisë publike, në një front të brendshëm.

Që nga viti 1990, 224 punonjës të Policisë së Shtetit kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës.

Ky numër shumë i lartë punonjësish policie të rënë në harkun e pothuajse tri dekadave është dëshmi e dy realiteteve:

Nga njëra anë, ky numër tregon një zhvillim politiko-shoqëror jo normal, i cili ka prodhuar një situatë kriminale të pazakontë edhe në kontekstin historik të vendit tonë;

Nga ana tjetër, numri i lartë i dëshmorëve nga radhët e Policisë së Shtetit tregon se përballja me krimin ka qenë e ashpër, e vështirë por edhe heroike.

Shumë nga ata dhanë jetën, në momente të vështira për familjet e tyre, të cilat përballeshin me sfida të shumta sociale e ekonomike, sfida me të cilat, një pjesë e madhe e tyre, përballen edhe sot.

Të nderuar familjarë,

kam dëgjuar këto kohë, qindra histori e rrëfime prekëse, por edhe frymëzuese, në takimet e shpeshta me familjarët e këtyre heronjve të Policisë tonë.

Kam përjetuar në këto rrëfime, dhimbjen e shumëfishtë që ndjen secili prej jush në shtëpitë, ku mungon zëri dhe figura atërore, përkujdesja vëllazërore, mbrojtja dhe kujdesi i kryefamiljarit.

Shumë prej jush kanë përballuar sfida të vështira, që ndonjëherë shkojnë deri në kufijtë e mbijetesës, por kurrë asnjëri prej jush nuk u dorëzua.

Keni luftuar çdo ditë për ta çuar përpara emrin e mirë që ata lanë, misionin që ata patën në jetë.

Keni edukuar me vlera të larta morale, fëmijë që trashëguan cilësitë më të mira të baballarëve, apo vëllezërve të tyre. Keni nderuar uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

Shumë prej jush e trashëguan me krenari dhe e çuan më tej misionin që ata fatkeqësisht e lanë në mes.

Ju të gjithë meritoni nderim e respekt për sakrificat, për besnikërinë dhe frymën atdhedashëse që edukoni tek brezat më të rinj, për forcën me të cilën ecni përpara, për shembullin që përcillni tek çdo familje shqiptare.

Të nderuar pjesëmarrës,

dita e sotme është jo vetëm një moment nderimi, por edhe një ftesë e rëndësishme për reflektim.

Politika, institucionet dhe shoqëria në tërësi duhet që përballë sakrificës sublime të punonjësve të PSH, të ndalojnë për një çast; të përpiqen të pranojnë faktin e rëndë se 224 punonjës të Policisë tonë janë vrarë nga shqiptarë të mbytur në krim; të bashkojnë forcat kundër krimit, të mbështesin Policinë dhe të bëjnë çdo përpjekje që ky numër shumë i lartë dëshmorësh të mos rritet më kurrë në të ardhmen.

Shoqëria jonë ka nevojë të thellë për të përmirësuar në thelb qasjen e saj, si ndaj sigurisë ashtu edhe ndaj Policisë vetë.

Siguria e publike është një e mirë e përbashkët për krijimin e të cilës, Policia luan një rol thelbësor, por jo të vetmin rol.

Ndërtimi i sigurisë publike është një përgjegjësi e të gjithë aktorëve të shoqërisë.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit ka sot përgjegjësinë e madhe që, përballë hipotekës së jashtëzakonshme të nderit, që buron nga gjaku i derdhur nga pjesëtarët e saj, të bëjë çdo përpjekje në shërbim të përmirësimit të marrëdhënieve me qytetarët, në funksion të rritjes së pandërprerë të parametrave të sigurisë publike.

Por Policia e Shtetit duhet që, pavarësisht angazhimit për përballjen me krimin dhe për përmirësimin e sigurisë publike, të mos harrojë kurrë detyrimin e përjetshëm për respekt ndaj dëshmorëve të saj dhe për përkujdesje ndaj familjarëve të tyre.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të zbatojnë një program të gjerë masash në shërbim të familjeve të dëshmorëve të Atdheut.

Në zbatimin e këtij programi, do të ketë rol të rëndësishëm Qeveria, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, por edhe shoqëria, e cila do të ftohet të bëhet pjesë e projekteve të ndryshme.

Ne jemi të bindur se kjo përkujdesje është jo vetëm një detyrim moral e ligjor, por edhe një nevojë e dorës së parë.

Duke nderuar dëshmorët e saj, duke u kujdesur për familjarët e tyre, Policia e Shtetit rrit dhe forcon nderin e saj, këtë element thelbësor identitar, pa ta cilin nuk mund të ketë kurrë Polici shqiptare.

Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare do të vijojë thellimin e masave për mbrojtjen ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet e pritshme të Kodit Penal do t’i ashpërsojnë më tej dënimet ndaj atyre që tentojnë të cenojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një Polici dinjitoze, të mirë përgatitur, të mirë pajisur, të mirë trajtuar, e cila i bën roje me besnikëri sigurisë publike.

Qeveria shqiptare është e vendosur që të bëjë gjithçka në funksion të këtij qëllimi të lart.

I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të Policisë së Shtetit!

Nderim e respekt për të gjithë ju që i çoni përpara betejat e tyre!
Faleminderit!

Previous Post

Rama: Lufta anti-fashiste vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë

Next Post

Mesazhi i Metës në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
Mesazhi i Metës në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

Mesazhi i Metës në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM