Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të shënojnë sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize” me fillim nga ora 15:00.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth ndikimit të Covid-19 në kontekstin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe do të identifikojnë mundësi të reja për një qeverisje më të mirë, dialog social, dhe forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të njeriut që janë gurthemel i zhvillimit të qëndrueshëm.

Folëseve kryesore në vebinar, Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së do t’u bashkëngjiten Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, Skender Çoçaj, Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Sarah Rattray, Specialiste e Politikave Globale për të Drejtat e Njeriut në UNDP, New York. Marta Gazideda, Zëvendës Koordinatore e programit në UNDP do ta moderojë këtë ngjarje.

Share This Article