Në një takim me emigrant shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama zbuloi dhe temat kryesore me të cilën është folur me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Ligji i luftës dhe marrëveshja e detit janë dy çështjet kryesore ende të hapura për të cilat ende po gjendet dakordësi edhe pse kryeministri Rama u shpreh se ishin në rrugë të mbarë.
“Në mënyrë absurde është në fuqi me Greqinë një ligj lufte i Greqisë. Heqja e tij është një gur themeltar për të hapur një epokë të re, sepse heq të gjithë mjegullën nga e cila përfitojnë lloj lloj ujqërish, hijenash e qensh. Hap rrugët për të gjitha çështjet e pronësisë që të zgjidhen në mënyrë ligjore, në rrugë gjyqësore kombëtare apo ndërkombëtare.
Kemi folur për çështjen e zgjidhjes definitive të përkufizimit të hapësirave reciproke detare. Besoj se jemi në rrugë të mbarë. Unë vazhdoj të mendoj se rruga më e mirë është ti drejtohemi një pale të tretë apo gjykatës ndërkombetare por të shikojmë në ditët në vijim”, tha Rama.
Por jemi të dy në një mëndje që këto dy gjëra duhen zgjidhur pa humbur kohë.“
Një tjetër temë qe nuk mund të mos e ngrejë në diskutim kryeministri grek kanë qenë dhe të drejtat e minoritetit grek./Ora news/