Nga Elbasani, zëdhënësja e LSI për këtë qark, Miranda Rira, ka denoncuar sot mbylljen e degëve në Universitetin e Elbasanit ku aktualisht janë mbyllur 13 degë në profile te ndryshme dhe rrezikojnë të mbyllen 10 degë të tjera.
Sipas Rirës, arsye për mbylljen e ketyre degëve është kriteri i mesatares i vendosur nga ish-ministrja Nikolla për degët e mësuesisë dhe tarifat e larta.
Rira po ashtu i bën thirrje Ministres se Arsimit, Evis Kushi, të bëj diçka për këtë Universitet.