Erdogan: Greqia të mos e çojë dëm mundësinë e dialogut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje sot Greqisë që të mos e çojë sërish dëm mundësinë për dialog, ndërkohë që të dy vendet kanë zgjedhur të ulin tensionet mes tyre për krizën në Mesdheun Lindor.

“Shpresoj që mundësia dhënë diplomacisë të mos shkojë sërish dëm nga Greqia”, tha Erdogan gjatë një videokonference me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, sipas presidencës turke.

Ankaraja dhe Athina njoftuan të martën rinisjen e ardhshme të negociatave dypalëshe, pas disa javësh tensioni në Mesdheun Lindor, ku të dy vendet po luftojnë për zona potencialisht të pasura me gaz natyror./

Share This Article