• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, August 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
J&J fillon fazën e fundit të provave për vaksinën COVID-19

J&J fillon fazën e fundit të provave për vaksinën COVID-19

by albnews
24 September, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme.

Doktor Paul Stoffels, përgjegjës i operacioneve shkencore të kompanisë, u tha gazetarëve të mërkurën se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut. Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë. Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

Për shkak se mund të merret në një dozë të vetme, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson ka përparësi të konsiderueshme mbi tre vaksinat e tjera, të cilat kërkojnë dy doza që të garantojnë efikasitet.

Vaksina me një dozë të vetme nuk është e nevojshme të mbahet e ngrirë në temperatura tejet të ulta, çka do ta bënte më të lehtë përdorimin gjatë një fushate imunizimi masiv.

Presidenti Donald Trump e përshëndeti njoftimin e kompanisë Johnson & Johnson gjatë një postimi në twitter të mërkurën.

“Lajme të rëndësishme. Kompanitë e shumta të mëdha po shohin rezultate fantastike. FDA-ja duhet të lëvizë shpejt!”, shkruante ai, duke iu referuar Agjencisë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, e cila jep miratimin përfundimtar për përdorimin e një vaksine të re.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë se ai mund ta refuzojë një propozim të agjencisë së barnave për të zbatuar një sërë udhëzimesh të reja më të rrepta për autorizimin emergjent të një vaksine të re kundër COVID-19. Ai shtoi se kjo gjë tingëllonte “si një veprim politik”.

Gazeta “The Washington Post”, njoftoi e para të martën se agjencia e barnave po punonte për hartimin e udhëzimeve të reja, që do t’u kërkonin prodhuesve të ilaçeve të vëzhgojnë pjesëmarrësit në provat klinike të fazës së vonë për të paktën dy muaj, përpara se t’u japin një dozë të dytë e përfundimtare të një vaksine eksperimentale. Nëse rregullat e reja miratohen, një autorizim emergjent do të ndodhte disa kohë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, data që presidenti ka parashikuar vazhdimisht si afat për prodhimin e një vaksine.

Kërcënimi i zotit Trump për të refuzuar udhëzimet e reja të propozuara nga agjencia e barnave erdhi disa orë pasi kreu i saj tha se “shkenca do të drejtojë vendimet agjencisë lidhur me dhënien e autorizimit të plotë ose urgjent për një vaksinë kundër koronavirusit”.

Duke folur para komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, doktor Stephen Hahn tha se këto vendime do të merren nga shkencëtarë karriere të kësaj agjencie, bazuar “në standarde të rrepta që garantojnë siguri dhe efektivitet”.

Besueshmëria ndaj agjencisë së barnave dhe agjencive të tjera që merren me kërkime shkencore si dhe enteve rregullatore federale është zbehur për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të rishikuar raportet dhe udhëzimet e tyre, me qëllimin për të mbrojtur pikëpamjet e Presidentit Trump në lidhje me natyrën e pandemisë.

Të enjten në Shtetet e Bashkuara u regjistruan mbi 6.9 milionë të prekur nga COVID-19 dhe rreth 202 mijë të vdekur. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të botës po përjetojnë një rritje të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që shumë qeveri të rivendosin masat bllokuese sikurse në fillimet e pandemisë./ VOA

Previous Post

Video/ Suarez, largohet në lot nga Barcelona: “Shumë gjëra u shpikën për mua”

Next Post

Gjykata Speciale publikon aktakuzën kundër Salih Mustafës

albnews

albnews

Related Posts

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit
Bota

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

24 August, 2025
Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord
Bota

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

24 August, 2025
FOTOT- Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ushtarake në Moskë
Bota

FOTOT- Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ushtarake në Moskë

23 August, 2025
Next Post
Gjykata Speciale publikon aktakuzën kundër Salih Mustafës

Gjykata Speciale publikon aktakuzën kundër Salih Mustafës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

24 August, 2025
Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

24 August, 2025
Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5808 shares
    Share 2323 Tweet 1452
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2954 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2859 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2082 shares
    Share 833 Tweet 521
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM