Mourinho ka lavdëruar Shkëndijën për paraqitjen e sotme ndaj ekipit të tij.
Tottenhami arriti të kualifikohet tutje në Ligën e Evropës duke e mposhtur klubin tetovar me rezultat prej 3 me 1.
“Kam folur me Pandevin (kapitenin e Maqedonisë së Veriut v.j.) para ndeshjes dhe ai më ka thënë se nuk do të jetë lehtë. Në fund vërtetë ishte ashtu. Është mirë të fitosh tri herë rresht larg prej shtëpisë. Por është puna jonë të fitojmë. Është mirë që kemi kaluar në xhiron tjetër”, ka thënë Mourinho.
Ai ka vlerësuar lart paraqitjen e sotme të Shkëndijës.
“Shkëndija është ekip i mirë që luan me intensitet tjetër prej atij që e kemi ne. Ne kemi filluar fuqishëm dhe kemi menduar se kemi ndeshjen, por më pas vendasit shënuan dhe ishte vërtetë ndeshje e fortë. Megjithatë lojtarët e mi reaguan mirë dhe në fund fituam. Një ekip i madh me trajner të madh. I organizuar mirë”, ka thënë Mourinho.