Papa Françesku: Vaksina kundër Covid-19 tu jepet fillimisht vendeve të varfra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françenku, me anë të një video-mesazhi drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është shprehur se vaksina kundër Covid-19 duhet t’u shpërndahet fillimisht vendeve të varfra dhe më të pafuqishme.

Ai theksoi se këto vende nuk mund ta përballojnë krizën që ka shkaktuar pandemia.

“Nëse duhet të bëjmë përzgjedhje preferenciale, le të jetë i varfëri, ai që shpesh gjendet në pamundësi dhe që përballet me diskriminimin, ai i pafuqishmi, që nuk ka mundësi ekonomike”, tha ai.

Gjithashtu ai bëri thirrje për të ndaluar pabarazinë, ndërsa shtoi se pandemia COVID-19 shtoi nevojën që ka sistemi shëndetësor, për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës.

Share This Article