Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka njoftuar Gjykata Speciale.
Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Arrestimi i Haradinajt dhe kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati erdhi pasi nga zyrat e OVL të UÇK-së u shpërndan dosje të Speciales në lidhje me të akuzuarit dhe dëshmitarët, të cilat u dorëzuan nga persona të panjohur.