Koreja e Veriut po shkel sanksionet ndërkombëtare, të ndërmarra për ta detyruar atë të heqë dorë nga energjia bërthamore, duke tejkaluar kuotat e saj të importit të benzinës ose përmes shtetasve të saj të punësuar jashtë vendit, denoncojnë Kombet e Bashkuara.
Pheniani është që prej vitit 2017 shënjestra e sanksioneve të shumta të Këshillit të Sigurimit, të cilat në veçanti kufizojnë importet e saj të produkteve të naftës dhe gjithashtu e ndalojnë atë të eksportojë qymyr, peshk ose tekstile.
Megjithatë, regjimi i Koresë së Veriut ka arritur të vazhdojë të zhvillojë arsenalin e tij bërthamor dhe balistik, sipas ekspertëve, ndërsa ka shtuar takimet me presidentët e SHBA dhe Koresë së Jugut, Donald Trump dhe Moon Jae-in.
Këshilli i Sigurimit i OKB tha të hënën se në pesë muajt e parë të vitit, Pheniani kishte tejkaluar kuotën e tij vjetore për importet e produkteve të naftës të rafinuar, që është 500 000 fuçi.