Dita e dytë e grevës së urisë e naftëtarëve të Ballshit

albnews
By
1 Min Read

Vijon edhe sot greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës.

Por as sot nuk ka ende asnjë reagim nga institucionet shtetërore, ndërkohë që grevistët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kushteve.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë në grevë deri në plotësimin e kushteve .

Marrja e pagave te cilat janë fituar me gjyqe dhe rifillimi i punës , nëse shteti ka menduar që ta mbylli uzinën të na likujdojë ne dhe të mbyllet.

Nuk lëvizim që këtej deri sa të marrim përgjigje.

Nuk kemi cfarë i çojmë fëmijëve në shtëpi  nga ky shtet maskara”, shprehen naftëtarët në grevë.

Gazetarja e RTV Ora, Inelda Vallja, sjell pamje nga greva e cila po mbahet brenda qendrës shëndetësore pranë Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Foto arkiv

Share This Article