ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 7 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 8 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 9 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 9 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri, ekonomia bie 10% në tremujorin e dytë

albnews by albnews
1 October, 2020
in Albania, Technologji
0
Tirana “kryeqyteti evropian i të rinjve”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rënie të fortë, duke u tkurrur me 10.29 përqind në tremujorin e dytë të vitit, si pasojë e pandemisë COVID 19.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, me përjashtim të Bujqësisë dhe sektorit të Pasurive të patundshme, të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë regjistruar rënie të fortë.

RelatedPosts

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të 2020, nuk përbëjnë ndonjë surprizë të veçantë, duke qenë se bëhet fjalë për periudhën gjatë së cilës thuajse çdo aktivitet ndali si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID 19. Tkurrja me 10,29 përqind përbën megjithatë rënien më të fortë të regjistruar që prej vitit 1997.

Sipas Institutit të Statistikave, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor, ishte grupi me rënien më të madhe me 26,35 përqind. Ky është dhe grupi që kontribuoi me shumë, me 4.11 pikë përqindje, në tkurrjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Industria dhe Ndërtimi, dy sektorë të tjerë me peshë, ranë përkatësisht me 13,14 përqind dhe 10,93 përqind. Së bashku ato kontribuan me 2.35 pikë përqindje në Proshimin e Brendshëm Bruto.

RRITJE NEGATIVE

Grupi i aktiviteteveTregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 26,35 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 21,68 %. Grupi i aktiviteteve Arte, Argëtim dhe Çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,56 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 19,45 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 13,14 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë Industria nxjerrësee cila ka shënuar një rënie me 19,12 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 10,93 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 9,05 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 5,60 %. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 14,26 %.

RRITJE POZITIVE

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,46 %. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 2,63 %.

Të vetmit sektorë që i rezistuan goditjes së pandemise në tremujorin e dytë rezultojnë të jenë Bujqësia, me një rritje prej 2,63 përqind dhe sektori i Pasurive të Patundshme me 5,46 përqind. Këto dy degë të ekonomisë, janë gjithashtu të vetmet që kontribuan pozitivisht, por vetëm me gati 1 pikë përqindje.

Ky është tremujori i dytë radhazi, kur regjistrohet një rënie e rritjes ekonomike në terren negative. Në tremujorin e parë, aktiviteti ekonomik zbriti në -2,52 përqind, për shkak të efekteve të tërmetit të 26 Nëntorit, dhe pjesërisht të pandemisë e cila ishte në fillimet e saj. Ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit, afro 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.

Të gjithë bien dakort se ashtu si shumë vende të tjera të botës, dhe Shqipëria, në 2020 do të jetë në recesion. Dy ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, përkeqësoi vlerësimet e tij, duke folur për një rënie prej 7.5 përqind të ekonomisë vendase, dhe jo – 5 përqind siç kishte parashikuar në pranverë.

Por një ditë më pas kryeministri Edi Rama i qëndroi parashikimeve për një rënie ndjeshëm më të butë, falë fondeve të marra për rindërtimin e pastërmetit dhe paketave të shpëtimit në periudhën e karantinës, sic deklaroi ai.

“sot të mund të themi pa frikë, parë edhe rezultatet pasuese të periudhës së hapjes nga pikëpamja ekonomike-financiare se, nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se minus 10% të Prodhimit të Përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4.5 përqind.

Por por opozita nga ana e saj ka intensifikuar sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë se e ka çuar vendin drejt një krize të thellë sipas saj, dhe se ka dështuar me menaxhimin e situatës të pandemisë./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result