Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka kthyer shiritin e kapitenit te skuadra e Arsenalit për ndeshjen me Liverpoolin në Carabao Cup.
Reprezentuesi i Zvicrës kishte humbur shiritin e kapitenit në sezonin e shkuar pas një përplasje që kishte pasur me tifozët e klubit. Nga ajo kohë, Pierre-Emerick Aubameyang udhëhoqi “Topçinjtë”.
Ndërkaq, në formacionin zyrtar të publikuar para ndeshjes me Liverpoolin në 1/8 e finales, Arsenali ka konfirmuar se Xhaka do të jetë kapiten i ndeshjes nga minuta e parë.
Te kundërshtari i Arsenalit, Liverpooli, ylli tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri, s’është ftuar fare për këtë ndeshje.