Autoritetet daneze njoftuan sot se kanë miratuar lejen operacionale për një tubacion nënujor, që synon të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.
“Vendimi lidhet me komisionimin dhe funksionimin e tubacioneve “Nord Stream 2”, tha Agjencia daneze e Energjisë.
Vitin e kaluar, agjencia lëshoi një leje që lejon “Nord Stream 2 AG” të ndërtojë tubacione binjake që do të kalonin 147 kilometra në barrierën kontinentale daneze, në Detit Baltik.
“Nord Stream 2 AG” kontrollohet nga kompania energjetike ruse “Gazprom”.