Xibraka, nis buzë rrugës Elbasan-Librazhd por për të mbërritur në zonën e sipërme të zonës së banuar duhet të udhëtosh rreth një orë në këmbë.
Automjetet e kanë të pamundur të lëvizin në rrugën provizore që ndodhet nga ana tjetër e fshatit.
Në këtë rrugë duhet të kalojnë edhe nxënësit e fshatit për të zbritur në shkollë.
Por në dimër bëhet e vështirë, ndaj shpesh herë i humbin orët e mësimit.
Mungon uji i pijshëm dhe ai për vaditje.
Në tre dekada fshati thonë se është lënë në harresë nga vendorët cka u ka vështirësuar jetën dhe ka bërë që shumë banorë të largohen.