Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar katër të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa po ashtu janë shënuar edhe 83 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë nga Shkupi e një nga Tetova. Po ashtu nga 539 mostra të testuara, 83 kanë rezultuar pozitive.
Ndërkohë janë shëruar edhe 146 pacientë në 24 orët e fundit.
Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar në total 18.873 të infektuar me koronavirus, ndërsa 760 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 15.487, ndërsa janë 2626 raste aktive.