Naftëtarët hyjnë sot në ditën e 9-të të grevës së urisë, ende pa marrë asgjë përgjigje nga zgjidhjen e situatës.
Gjendja përkeqësohet, por naftëtarët janë të vendosur të mos tërhiqen derisa t’ju plotësohen kërkesat. Edhe pse është kërkuar prania e një mjeku për të qëndruar pranë tyre, aty nuk ka ende një ambulancë dhe grevistët refuzojnëe të shkojnë në spital.
“Ne jemi bashkë dhe kërkojmë një zgjidhje ligjore dhe jo lëmoshë. Nuk pranojmë që të futemi në punë tre muaj dhe të dalim sërish të papunë dhe në grevë urie. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në grevë . Greva tregon që ka një problematikë që duhet zgjidhur”, thone naftëtarët.
Që kjo mos jetë dita e fundit e grevës së urisë, pritet të zëvendësohen grevistët në gjendje të rënduar shëndetësore.