Grupet opozitare kanë marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të aparatit qeveritar në Kirgizi të martën, duke hyrë nëpër objektet e qeverisë gjatë protestave pas-zgjedhore. Por, presidenti i këtij shteti është treguar i prerë se nuk do ta dorëzojë pushtetin, teksa trazirat rrezikonin futjen në kaos të këtij shteti të Azisë Qendrore.
Protestat janë shpërndarë gjithandej shtetit, në të cilin dy presidentë janë rrëzuar gjatë 15 viteve të kaluara.
Presidenti Sooronbai Jeenbekov ka bërë thirrje për qetësi dhe ka dhënë urdhër që forcat e sigurisë të mos hapin zjarr ndaj protestuesve, pas trazirave që lanë një të vdekur dhe 686 të plagosur deri të martën pasdite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti.
Zyrtarët kanë thënë se zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat protestuesit i kanë quajtur jolegjitime, mund të mbahen sërish.