I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, presidenti Ilir Meta u shpreh se në parlamentin e ardhshëm do të mbajë një seancë të mbyllur me parlamentin e ardhshëm.
“Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj politikisht në emër të shqiptarëve. Edhe në parlamentin e ardhshëm do të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Pavarësisht se Rama ka gjithë pushtet, ai punon natë e ditë për t’ia ngushtuar hapësirat opozitës. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri.
Çfarë interesi kishte Rama dhe pse nuk erdhi në dialog për zgjedhjet vendore. As opozitën nuk e përkraha për dy palë zgjedhje. Sepse Rama i ka shtyrë zgjedhjet në vitin 2007 me Olldashi. E tha edhe Bundestagu se pa opozitën në zgjedhje nuk çelen negociatat, pse nuk vjen kur të thërret presidenti. Edhe të shkuarit në zgjedhje pa opozitën ishte nga frika”, tha Meta.
Presidenti Meta teksa komentoi votimin e djeshëm në Parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, u shpreh se akti i djeshëm është një mur kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
“Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, është i vendosur në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte.
Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integ europian. Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duihet të vihen në diskutim. Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Meta.