Michelle Obama e quan Trumpin “racist”

albnews
By
1 Min Read

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, e ka quajtur të martën Donald Trumpin president “racist”, strategjia e të cilit, e nxitjes së ndasive dhe e promovimit të teorive të shëmtuara të konspiracionit, mund ta “shkatërrojë” vendin po qe se rizgjedhet.

Këtë deklaratë Obama e bëri nëpërmjet një videoadresimi 24-minutësh për fuqizimin e fushatës së demokratit, Joe Biden, katër javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ajo i akuzoi Trumpin dhe aleatët e tij republikanë se po “nxisin frikë” mes afroamerikanëve, duke pretenduar se presidenti po bën gabim moral teksa ndërmerr veprime për frikësimin e votuesve. “Ajo që presidenti po bën është sërish skajshmërisht e rreme, moralisht e gabuar dhe po, është raciste”, ka thënë bashkëshortja e presidentit të parë amerikan me ngjyrë, Barack Obama.

Share This Article