Protestuesit largohen nga objekti i Kuvendit
Protestuesit e opozitës shqiptare që kishin filluar konfrontimin me policinë para Kuvendit, janë tërhequr nga kjo hapësirë, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia.
Opozita pas qëndrimit për më shumë se tre orë para Kryeministrisë, ku kishte hodhur koktej molotovi, marshi i prirë nga Lulzim Basha u drejtua tek Kuvendi. Me të mbërri të hyrja e Kuvendit, filloi hedhja e koktejve të molotovit. Ndërsa policia ka filluar të hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Nuk ka informacione për persona të lënduar, por është parë lëvizja e autoambulancave./KosovaPress/