Polica dhe protestuesit janë duke u konfrontuar mese vete edhe në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Pas arrestimit dhe dhunimit të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, Basha u kërkoi protestuesve që të drejtohen tek Drejtoria Policore e Tiranës, ku u pritën me gaz lotsjellës dhe topa ujë nga Policia.
Protestuesit janë zhvendosur në rrugë ku po hedhin gur në drejtim të policisë, e cila në anën tjetër po vazhdon hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës.