“Pusho-shqip”, oferta të përbashkëta turistike Shqipëri-Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas sezonit turistik të verës me moton “Pusho-shqip”, edhe për këtë vjeshtë – dimër kjo është oferta e përbashkët turistike Shqipëri-Kosovë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga aktiviteti i organizuar ditët e fundit në Prishtinë me pjesëmarrjen e agjencive turistike të të dyja vendeve.

“Turizmi, potenciali ekonomik që nuk njeh kufij. Këtë vjeshtë – dimër “Pusho Shqip”, oferta të përbashkëta turistike Shqipëri-Kosovë”, – theksoi Rama.

Në Shqipëri dhe Kosovë ka ende shumë për të zbuluar, ku mund të udhëtosh, të zbulosh, të shijosh, të festosh shqip.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në aktivitetin e organizuar në Prishtinë ka vlerësuar kontributin e lartë të shqiptarëve nga Kosova që kanë dhënë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Të promovojmë në mënyrë të përbashkët një destinacion që nuk ka asnjë arsye të ketë ndarje nga një kufi administrative”, – tha ndër të tjera Klosi.

Sipas tij, edhe pse ky vit ishte i vështirë flukset e turistëve nga Kosova ishin të pranishëm gjatë gjithë sezonit të verës në Shqipëri.

Gjatë sezonit të vjeshtë-dimër turistët nga Kosova mund të vizitojnë muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë e shumta që ndodhen në Shqipëri.

Share This Article