Kryeministri Edi Rama është shprehur në asamblenë e Partisë Socialiste se më 25 prill, në zgjedhje PS do të shkojë e vetme, pa asnjë aleat.
Rama madje tha se asnjë nga partitë politike që janë sot në Shqipëri, nuk i plotësojnë kushtet për qenë aleat me PS-në. Kryeministri u shpreh i bindur se më 25 prill, socialistët do të marrin mandatin e tretë.
“Ne s’kemi parti për të bërë aleat. Askush nuk i plotëson kushtet për të qenë aleat i ynë, koalicioni ynë është me njerëzit dhe së bashku ne do t’i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë forcat që duan të na tërheqin neve mbrapsht dhe duan të na mbajnë peng”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama preku edhe temën e “shpopullimit” të vendit, një temë e rikthyer në vëmëndje së fundmi edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta.
Sipas kreut të PS, është e argumentuar se ky trend largimesh do të vazhdojë edhe për një dekadë tjetër.
“A është kjo një tendencë shqiptare apo rajonale e të gjithë vendeve komuniste? Ka qytete të tëra të vdekura nga Lituania në Bullgari, qytete fantazëm.
Kush është Zgjidhja?
A është ardhja e Lulit dhe Saliut, Monikes, Ilirit do te ishte një magnet që mund të thithë shqiptarët në Shqipëri? Kush mund ta besojë? Është e argumentuar dhe konkluduar se edhe një dekadë tjetër trendi do të jetë ky. Më shumë do ikin sesa do vijnë. Sa do të jetë raporti i ikjes varet, por është e qartë se nëse ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe ato I dimë shumë mirë se kush janë dhe jemi vetëm ne që mund ti bëjmë do të jemi një ndër vendet më të stabilizuara. Që shqiptarët do të ikin dhe do të kthehen do të ikin është normale pasi kemi dalë nga bunkeri i komunizmit por që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne të vazhdojmë të bëjmë ato që kemi bërë këto vite”, u shpreh Rama.
Fjalimi i plotë i Ramës: