Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm të dielën në festën e përvitshme të Ishmit.
Zona, sipas kreut të shtetit, ka potenciale të larta për zhvillimin ekonomik por papunësia e komunitetit mbetet problemi kryesor.
Meta përmendi vlerat historiko-kulturore të Ishmit, pozitën gjeografike dhe relievin e favorshëm për zhvillimin ekonomik por tha se sfidë e madhe për komunitetin mbetet punësimi.
Kreu i shtetit kërkoi bashkim të të gjitha përpjekjeve në mënyrë që Ishmi të zhvillohet me ritme të tjera ndërsa këshilloi mbrojtjen e natyrës pasi kjo do të jetë vendimtare për të ardhmen ekonomike dhe të turizmit.