Edi Rama nuk i shpëton dot drejtësisë për krimin me Pandeminë!
Ky është paralajmërimi i fortë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili në adresë të kryeministrit.
Përmes një video-postimi në Facebook, ku shfaqen deklaratat kontradiktore të kreut të qeverisë sa i përket masave anti-Covid, Vasili shprehet se, Rama bëri kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin vetëm për qëllime politike.
“Dështimi është provuar me fakte. Shifrat flasin vetë dhe janë sot 700% më të larta se në të ashtuquajturin Pik të pandemisë, ku maksimumi ishte 27 raste. Përgjegjësia e Ramës është shumë e rëndë. Rëndojnë mbi të dhjetëra jetë njerëzish e qindra e qindra të infektuar“, shkruan ndër të tjera nënkryetari i LSI, raporton Ora News.
Postimi i plotë i Vasilit:
Edi Rama nuk i shpëton dot drejtësisë për krimin me Pandeminë!
Menaxhimi i Pandemise u përqëndrua qellimisht ne grushtin e Edi Rames.
Rama bëri kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin vetem per qellime politike.
Dështimi është provuar me fakte.
Shifrat flasin vetë dhe jane sot 700% me te larta se ne te ashtuquajturin Pik te pandemise ku maksimumi ishte 27 raste.
Përgjegjësia e Ramës është shumë e rëndë. Rendojnë mbi të dhjetëra jetë njerëzish e qindra e qindra të infektuar.
Meqënese SPAK nuk i gjen dot faktet për të filluar hetimin ndaj Edi Ramës për menaxhimin kriminal të Pandemisë po e ndihmojmë me deklarimet e rrezikshme dhe me pasoja shume te renda të Edi Ramës.
Lexojini vetë deklarimet e tij skandaloze:
Rama në 2 maj deklaronte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.
Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor:
“doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.
Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave:
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.
Me 17 mars Rama refuzonte të bënte testime, ja çfarë thoshte:
“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv u thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”.
Me 27 maj e quajti te fituar betejen dhe deklaroi:
“Të dashur miq, motra e vëllezër,
Ky është komunikimi im i fundit ekskluzivisht për luftën që zhvilluam bashkarisht deri këtu, me atë që botërisht u quajt Armiku i Padukshëm, virusi Covid-19.”
Te nderuar zoterinj te SPAK ne VIDEO keni edhe mjaft prova te tjera qe edhe ne mos i shqyrtofshi ju sot s’ka asnje problem sepse “DREJTESIA VONON POR NUK HARRON”.