Deputetja, Rudina Hajdari ka deklaruar se ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me partinë politike ‘Nisma’.
Hajdari sqaroi se mbetet për t’u diskutua se cilët prej figurave të shoqërisë civile do të përfshihen.
“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’.
Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi javët e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit.
Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja.
Hajdari sqaroi më tej se, shoqëria civile “Nisma Thurrje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.
“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për t’u caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
Ka pasur goxha kureshtje për mënyrën se si do të funksionojë”, theksoi Hajdari.
Pak ditë më parë, pati një çarje mes marrëdhënies së Rudina Hajdarit dhe disa prej drejtuesve të ‘Nismës Thurje’, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. Sipas Pano Soko fakti që nuk pati zgjedhje të listave të kandidatëve ata nuk mund të garojnë në zgjedhje pasi ishte konceptuar tjetër garë brenda vetë partisë.