Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit, teksa ka deklaruar se tashmë sipas burimeve të brendshme, dy spitalet Covid në Tiranë, kanë arritur kapacitetet maksimale.
Në një konferencë me gazetarët, Basha e quajti Ramën si ‘gjelin’ që ‘fryhet e kakaris’ dhe kujton se të prekurit me Covid shërohen me batuta.
Basha: Spitalet Covid kanë arritur kapacitetet maksimale. Asnjë nga qeveria nuk ka reaguar, për ta hedhur poshtë siç rëndom kanë bërë më para. Heshtje totale, nuk fshihet dielli me shoshë. S’mund të pranojmë që një çështje që ka të bëjë me jetën, të trajtohet si çështje inekzistence, ndërsa gjeli atje fryhet e kakaris si pulë përditë me batuta që as nuk hahen, as nuk shërojnë pacientë, as nuk ndihmojnë mjekë e infermierë. Nuk ka asnjë alibi, ka vetëm keqqeverisje, vjedhje e shpërdorim të pushtetit.