Rekord me raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedonia e Veriut i është shtuar listës së shteteve që të mërkurën kanë pasur ditën me shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Në shtetin fqinj janë regjistruar 445 raste të reja nga testimi i 2441 mostrave.

Brenda 24 orëve kanë vdekur nëntë persona, si pasojë e COVID-19.

Sa i përket shifrave totale, në Maqedoni janë regjistruar deri tash 21 mijë e 636 raste pozitive. Prej tyre 809 persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 16 mijë e 591 persona. 4236 është numri i rasteve aktive.

Maqedonia dhe Kosova ka dy ditë që kanë lejuar kalimin e kufirit pa testet PCR. Shtetet kanë paralajmëruar se një rritje e madhe e rasteve të reja në shtetet në fjalë, mund të bëjë që të kthehet kjo masë.

Share This Article