Deputeti i PSD-së që u arrestua sot thotë se asnjëherë s’ka marrë ftesë për t’iu përgjigjur autoriteteve. Ai thekson se vendimi për të u morrë të dilen në një ditë kur nuk punojnë Gjykatat dhe Prokuroria.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD, Dardan Molliqaj është arrestuar dhe më pastaj është liruar nga Policia e Kosovës. Molliqaj akuzohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosjë kundër arrestimit të Albin Kurtit në vitin 2015.
Molliqaj është deklaruar se ka pasur shkelje të procedurave ligjore gjatë arrestimit të tij nga ana e Policisë. Sipas tij vendimi për arrestimin e tij është marrë të dielën më 12 maj.
“Sot rreth orës 08:00, të mëngjesit, Policia e Kosovës më arrestoi në banesën në të cilën banoj me qira. Bëhet fjalë për protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kur ishte arrestuar Albin Kurti në vitin 2015 i cili ishte arrestuar pa urdhër të Prokurorit. Kur u paraqita në prokurori, kuptova se kishte ndodhur një diçka jo e zakonshme. Ishte marrë vendim më 14.05 ( Molliqaj e përmend gabimisht duke dashur që të thotë 12 maj), që i bie dje ditë e diele. E Gjykatat dhe Prokuroria punojnë vetëm ditëve të punës, me përjashtim të rasteve urgjente. Fakti që është marrë ditën e diele e bën të dyshimtë. Në rastin e arrestimit tim janë shkelur procedura ligjore. Kur është duke u ndjekur dikush, para arrestimit së pari ju shkon ftesa për paraqitje në polici. Një ftesë konsiderohet e pranuar kur i dërgohet personit apo familjarëve fizikisht dhe nënshkruhet nga personi i thirrur”, ka thënë Molliqaj.