• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Gjenerali grek në 1992 i dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë

Gjenerali grek në 1992 i dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë

by albnews
18 October, 2020
in Kosova
0
6
VIEWS

Adnan Merovici tregon se përfundoi në duart e tij: Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë

Adnan Merovici, i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar me anë të një postimi në Facebook, se gjenerali grek Nikollae Girallakis i ka dhuruar një pistoletë Rugovës, së bashku me 200 fishekë në një takim në 19 korrik të 1992. Më pas ai ka rrëfyer se pistoletën, Rugova ia ka dhuruar atij duke u thënë: Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.

Postimi i plotë nga Adnan Merovci:
“Kujtesë institucionale dhe personale:Gjenerali grek i dhuron revole dhuratë Presidentit RUGOVA! Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae GIRILLAKIS, kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat. Asgjë e pazakontë derisa ushtaraku GIRILLAKIS nuk ia dhuroi Kryetarit një revole “Beretta” 9 mm në një kuti me 200 fishekë. Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” “Po pikërisht për RUGOVËN”, thanë. Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Mere, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë” . Diçka lidhej këtu dhe si i habitur vazhdova:
“RUGOVËS, njeriut të paqes, GANDIT të Ballkanit, i dhuroni armë?”“Po”, tha z. GIRILLAKIS. Në këtë moment ndjeva dhe kuptova si asnjëherë më parë thënien e babës për armën. (Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret). Duke dashur që zbërthimin e kësaj domethënieje t’ia atribuoja vetes thashë: “Është simbolikë shumë e saktë. Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret kurrë. Si dhuratë për RUGOVËN kjo do jetë arma më e mirë në Ballkan”. Kërkova të ma shkruajnë një letër prejardhjeje të kësaj arme, sepse do të kemi probleme nëpër kufi. Nga Athina, ne duhej të fluturonim për në Londër, ku Kryetari kishte takim me Lordin KERINGTON, kryesues i Konferencës për ish- Jugosllavinë. Historia e kësaj arme – dhuratë, nuk përfundon me kaq. Unë me armë në brez në zyrat e Lordit KERINGTON në Londër! Pas vizitës në Athinë dhe takimit me kryeministrin MICOTAQIS, në korrik të vitit 1992, në program ishte takimi i Kryetarit me Lordin KERINGTON në Londër. Lordi KERINGTON ishte kryesues i Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Në Aeroportin e Athinës shërbimet greke na përcollën me tretmanin zyrtar VIP. Na vendosën në Bizness Class të aeroplanit, pa asnjë procedurë kontrolli apo verifikimi pasaportash. Me ne ishte edhe Shaqir Shaqiri dhe Imer Rama. Në valixhe kisha edhe kutinë me revolen “Beretta” dhe 200 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilën si dhuratë na e dhanë grekët. Me të zbritur në Aeroportin e Londrës, kaluam kufirin vetëm me kontroll pasaportash. Në Aeroportin e Londrës kishte dalë për të na pritur Isa ZYMBERI dhe Agron Loxha. Nga aeroporti u vendosëm në hotel, ku të nesërmen Kryetari kishte takim me Lordin KERINGTON. Para nisjes për te zyra e Lordit KERINGTON, filloi të më kaplonte një brengë rreth armës që kisha me vete. Thuajse tërë kohën kisha qenë në gjumë dhe tani u vetëdijesova se në fakt ndodhem në një flagrancë penale ose kundërvajtjeje, sepse kisha një mjet të ndaluar me vete dhe aq më keq nuk e kisha deklaruar fare dhe rrezikoja të ndiqesha për futje ilegale të armës dhe municionit. M’u bë një lëmsh në bark dhe mu nxeh kryet. Me kë të konsultohem, kush duhej ta dinte më mirë këtë punë përveç meje. Më kapi pak nervozizmi, por prapë frenova veten dhe nga frika se mos ndokush po i kontrollon valixhet në hotel vendosa me e marrë revolen me vete. Për më tepër mbusha karikatorin me jo më pak se 16 fishekë. Tamam Xhems BOND. Vendosa të mos i tregoj askujt, sepse doja që disi në heshtje ta tejkaloja këtë situatë. Kryetari, Agron LOXHA dhe unë u nisëm për në zyrën e LorditKERINGTON. Në hyrje i pari ishte Kryetari, pas tij Agroni dhe i fundit unë. Ishte kjo derë e ngushtë ku kontrolloheshin armët. Kur kalova unë desh u çmend aparatura kontrolluese prej fishkëllimës. Më ndaluan dhe u thashë se kam armë. Derisa Kryetari dhe Agroni vazhduan për të mos u vonuar unë mbeta i rrethuar nga policët të cilët më morën në pyetje dhe kërkuan leje, deklarim ose ndonjë dokument të armës etj. Fillova t’ua shpjegoj fill e për pe. Ok, më thanë, të besojmë, por ti ke thyer ligjin britanez, duke mos deklaruar armën në kufi dhe pa leje për të. Duke supozuar se do të na dalin telashe dhe se me siguri tani do ta kontrollojnë edhe dhomën e hotelit, u thashë që në valixhe kam edhe një kuti me 200 fishekë. Pas konsultimeve të shumta dhe pasi që panë certifikatën e prejardhjes që ma kishin dhënë grekët, disi u zbutën, por thanë se do të konsultohen me prokurorinë. Rrezikohesha të arrestohesha. Në fund, më konfiskohet arma, duhej dorëzuar edhe fishekët tjerë, kurse për fatin e armës do të vendosej më vonë dhe do të më njoftonin. Ky ishte epilogu më i butë dhe më i lehtë i mundshëm. Pas pak doli Kryetari dhe Agroni, kur kuptuan çka kishte ndodhur filluan shakatë dhe humorin, duke më tallur herë për naivitet, herë për trimëri e azgani. Shkuam në hotel së bashku me një veturë policie për t’i dorëzuar fishekët tjerë. Kryetari mendonte se kjo veturë po na përcillte për çështje sigurie. Në hotel na priste Isa ZYMBERI, i cili kur kuptoi çka kishte ndodhur filloi të tallej, bënte humor, kritika etj. Krejt ishin në frymën e batutave. Isa ZYMBERI më quajti Adnan BOLETINI. Në fakt ishte ky një gjest sa naiv, aq edhe i paevitueshëm për situatën në të cilën ndodheshim. Megjithatë për një çast më kaploi njëndjenjë e përzier që vështirë e kisha për ta s hpjeguar. E mbajta për vete këtë ndjenjë, sepse nuk kisha fjalë për ta përshkruar. Për një moment m’u rikujtua historia dhe bëra analogjitë kur Isa BOLETINI me Ismail QEMALIN kishin shkuar në Londër, Isa ishte i armatosur dhe duhej të dorëzonte armën. Pas sa vjetësh po në Londër me Ibrahim RUGOVËN zihem me armë. Cili ishte dallimi? Isa kishte edhe armën tjetër, të cilën e mbajti në fshehtësi. Unë kisha vetëm një. Isa mbante armën qëllimisht. Mua m’u imponua rastësisht. Për një çast m’u dëftua figura e Isës ashtu siç ma kishte përshkruar babëgjyshi duke më pyetur: “A ende ju shqiptarët me armë n’Londër, a?” (Nga libri: “Në hap me RUGOVËN”) Dokument: Letër Deklaratë ku gjenerali grek e njef RUGOVËN President të Kosovës në vitin 1992.

Image may contain: text that says 'DECLARATION OF NEW DEMOCRACY: GLYLLAKIS NIKOLAOS: GENERAL THEE STAR: ADVISOR OF THE PRESIDENT: IDECLARE: THAT I OFFEREDAS MR IBRAHIM ROGOVA PRESENT TO THE PRESIDENT OF cossovo THE GUN:PIETROBERETA SERIAL NO:E 70154 z mod. 92 ES COMPACT CAL 9 150 bullets 9mm) PARABELLUM APPROVED UNDER60272-23 ORDER the 16/7/92 BY THE DIRECTOR OF. PUBLIC ATHENS 19-7-92 revised by the POLICE DEP; r' ၄'
Previous Post

Zvicra ndalon tubimet dhe detyron bartjen e maskave

Next Post

London Film Festival 2020/ 6 filmat qe nuk duhen humbur

albnews

albnews

Related Posts

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore
Kosova

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore

15 May, 2025
Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit
Kosova

Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro
Kosova

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Next Post
London Film Festival 2020/ 6 filmat qe nuk duhen humbur

London Film Festival 2020/ 6 filmat qe nuk duhen humbur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM