Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të hënë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për inceneratorin e Tiranës. Padinë e kanë dorëzuar ish deputetët Çlirim Gjata e Jorida Tabaku.
Kallëzimi është bërë për veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, si dhe “Krijimin e grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike ndaj këtyre personave.
Në dokument shihet se PD ka paditur për një sërë akuzash kryeministrin Rama, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Ministrin Arben Ahmetaj, ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka si dhe dy prej sipërmarrësve që kanë fituar tenderat për koncesionet, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

“Ka 3 vjet që bëhen denoncime të ndryshme në media, pse duhet të presë SPAK apo kushto tjetër, pse duhet të presë një denoncim formal. ka 3 vjet kjo, pse duhet të presë denoncimin tonë, denoncimet janë dytësore sa i përket procedurës, pse kur ndodh një vrasje, prokuroria do të presë familjen që të bëjë denoncim, apo e fillon kryesish, çfarë duhet të bëjë SPAK a mund të shkoj deri në QKR dhe të shikojë kur u krijua kompania që fitoi tenderin e inceneratorit? Ça kuptimi ka që qeveria e jep me koncesion, kur punën nuk e bën privati. 23 mln janë dhënë nga buxheti, por ai nuk ka bërë asgjë. E kemi trajtuar si grup të strukuturat kriminal, Lefter Kokën, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ku shkojnë paratë, kush fshihet pas”, thanë përfaqësuesit e PD-së.