Presidenti Ilir Meta ne konference per median kishte një mesazh dhe për kryeministrin Edi Rama.
“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor I askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura por është ushtari I parë I Republikës.
Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e cdo qytetari. Le ta dijnë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja.
Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës!
Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng.
Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng“, tha Meta.