Ligji antimafia, Basha: Çdo qindrakë që është marrë nga kjo kontratë do t’u rikthehet shqiptarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demorkatike në planin e saj elektoral,ka amendimin e ligjit antimafia duke shtuar në të  elementë që godasin oligarkinë apo ato biznese që përfitojnë në shkeleje të ligjit para publike nëpërmjet tenderave apo kontaratave korruptive.

Lulzim Basha, në bashkëbisedim me median, zbardhi disa elementë të ligjit antimafia, ndërsa garantoi se nën qeverisjen e tij çdo para që i është vejdhur do ti rikthet buxhetit.

“Çdo qindrakë që është marrë nga kjo kontratë duhet dhe do t’i rikthehet shqiptarëve me ligjin tonë antimafia. Ky është thelbi i propozimit tonë.”

Kryetari i opozitës i dha përgjigje medias për rrugën që po ndjek opozita drejt zgjedhjeve të 25 prillit dhe a është i hapur ai për të bashkëpunuar me ish-zyrtarë të selisë blu që sot  drejtojnë formacione apo lëvizje politike, duke nisur nga Astrit Patozi, Bamir Topi, Rudina Hajdari  apo Myslym Murrizi.

“Kushdo që njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkon ndryshim, e ka të hapur rrugën e opozitarizmit në të gjitha format dhe mënyrat.

Në selinë blu, komsioni i verifikimit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie vijon  punë për të evidentuar kandidatët që do t’i  propozohen kryesisë. Lulzim Basha garantoi se puna e tyre eshte e pavaruar,  ndërsa tha se nuk ka asnjë debat apo ndërhyrje të tij.

“Komisioni ka veprimtarinë e vet krejt të pavarur nga veprimtaria ime.”

Po çfarë do të ndodhë me disa emra aktiv në Partinë Demokratike, që antarësia i përjashtoi. Basha dha këtë përgjigje.

“Sot iu prezantova tre parime. Parimin e transparencës dhe që PD do të kenë me përgjegjshmërinë më të lartë njerëz të integritetit, moral politik, njerëz të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale.”

 Në daljen për medit Lulzim Basha, ripërsëriti planin anticovid me 5 pika, ndërsa tha se parat e buxhetit në vend që të shkojnë për qytetarët po shkojnë për mafina e plehrave.  

Share This Article