Përfundon takimi Cakaj-Dendias

albnews
By
1 Min Read

Pak minuta më parë ka përfunduar takimi midis Kryediplomatit grek Dendias dhe homologut Gent Cakaj, për të cilën Cakaj ka shpërndar/ nje status në Facebook ku bën me dije çfarë u diskutua.

Cakaj bën me dije se Greqia, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Postimi i plotë i Gent Cakaj:

Sot me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Nikos Dendias, vlerësuam lart bashkëpunimin mes vendeve tona dhe theksuam fort rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe

Duke marrë parasysh strukturat mbështetëse të Shqipërisë, vlen të theksohet se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Greqia, po ashtu, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Shqipëria dhe Greqia do të shtojnë ritmin e punës së përbashkët e do të thellojnë bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë.

Share This Article