PDK kundër minishengenit: E izolon Kosovën, e zgjeron Serbinë pa na njohur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA ku pos tjerash palët janë dakorduar edhe për mini shengenin.

Hoxhaj ka thënë se në Uashington Kosova izolohet në dy tema, në atë për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, e tjera është ajo për minishengenin.

“Këto tri interpelanca janë një temë, nëse mosaplikimi në organizata, ka qenë kërkesë e Serbisë për ta izoluar Kosovën, minishengeni është një rreth i dytë për ta izoluar Kosovën në rajon, nuk po them asgjë të re këto i kemi thënë para 4 vjetëve, nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa njohje reciproke të Kosovës”, thotë deputeti i PDK-së.

Deputeti thotë se duhet të ketë ligj të veçantë të hartuar për minishengenin.

“Prandaj minishengeni nuk i jep mundësi vetëm Serbisë për të zgjeruar tregun dhe për të pasur casje në Adriatik, por i jep Serbisë mundësi pa e njohur Kosovën, pa hjekur dorë nga marrëveshjet me Rusinë. Qeveria duhet të sjellë ligj për minishengenin se si do me ju qasë, jo vetëm një rezolutë e rregullore, se loja rreth saj mund të jetë më e madhe më e komplikuar. Minishengeni mund të jetë përpjekje për me shfuqizu kushtin që e ka Serbia për të njohur Kosovën, e di goxha mirë se cka mendohet dhe cka mund të ndodhë”, ka thënë ai.

Share This Article