Franca vendos orë policore për dy të tretat e popullsisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca e ka zgjeruar territorin që i nënshtrohet orës policore dhe tashmë rreth dy të tretat e popullsisë do të kenë orar të caktuar të lirisë së lëvizjes pas valës së dytë të koronavirusit.

Kryeministri francez, Jean Castex, njoftoi se ora policore që deri më tani vlente vetëm për Parisin dhe tetë qytete tjera, tani e tutje do të hyjë në fuqi edhe për 38 zona shtesë, që do të thotë se 46 milionë njerëz nga 67 milionë banorë do të preken nga kjo masë.

Ora policore do të jetë nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit.

“Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit tash është duke u përhapur në Francë dhe Evropë. Gjendja është shumë serioze”, tha kryeministri francez gjatë një konference për gazetarë.

Pak kohë pas njoftimit të tij, autoritetet shëndetësore raportuan një shifër rekorde prej 41.622 rasteve të reja të personave të infektuar, shkruan Reuters.

Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, e mërkura ishte dita me më së shumti raste të koronavirusit në nivel botëror pasi për 24 orë u regjistruan 423.290 raste.

Share This Article