Qeveria do të kërkojë aplikime më vonë në vitin 2021 dhe grupi i përzgjedhur i astronautëve mund të jetë pjesë e një projekti të hulumtimit të Hënës, të udhëhequr nga SHBA-të
Japonia do të rekrutojë astronautë vitin e ardhshëm, hera e parë në 13 vitet e fundit.
Në një konferencë për media, ministri japonez i Arsimit dhe Shkencës, Koichi Hagiuda tha se qëllimi është që të ketë një shtetas japonez në Hënë për herë të parë në gjysmën e dytë të viteve të 2020-ta.
Siç raporton agjencia e lajmeve Kyodo, Japonia ka 7 astronautë si pjesë e Agjencisë së Eksplorimit të Hapësirës Ajrore Japoneze (JAEA), tre prej të cilëve tashmë kanë udhëtuar në hapësirën e jashtme.
Qeveria do të kërkojë aplikime më vonë në vitin 2021 dhe grupi i përzgjedhur i astronautëve mund të jetë pjesë e një projekti të hulumtimit të Hënës, të udhëhequr nga SHBA-të.
Rekrutimi i astronautëve nga Japonia do të jetë hera e parë që nga viti 2008.
“Ne nga tani e tutje do të kërkojmë aplikime rreth çdo 5 vjet për të mbajtur një grup astronautësh (në gatishmëri)”, tha Hagiuda.
Një rekord prej 963 personash aplikuan për pozicionin e astronautit kur JAEA kërkoi aplikime 13 vite më parë. SHBA synon të dërgojë njerëz në Hënë deri në vitin 2024, nën programin Artemis, për herë të parë që nga misioni i NASA-s “Apollo 17” në vitin 1972.
Tokio u bashku me programin Artemis të udhëhequr nga SHBA në fillim të këtij muaji. Projekti synon të vendosë një “grup parimesh për eksplorimin e hapësirës, përfshirë nxjerrjen e burimeve hënore”.
Po ashtu Tokioja dhe Washingtoni në muajin korrik u pajtuan për të bashkëpunuar në hulumtimin hënor të udhëhequr nga NASA.
Sipas marrëveshjes, ekuipazhi japonez me mundësi në Gateway, një anije kozmike e vogël që rrotullohet rreth Hënës, do të udhëtojë në sipërfaqen e Hënës.


