Ruçi e Basha përshëndesin 75 vjetorin e themelimit të OKB
Sot është 75 vjetori i themelimit të Organizatës së Kombevë të Bashkuara dhe normlisht që nuk mund të mungonin as urimet e faktorëve politikë në Shqipëri.
Ka qenë kryeparlamentari Gramoz Ruçi i pari që ka shkruar se themelimi i saj ishte shenjë e ndërgjegjësimit të kombeve dhe qeverive të tyre se paqja dhe jo lufta janë zgjedhja e njerëzimit.
Ruçi ka shkruar se anëtarësimi në OKB është mundësi për të kontrubuar në zhvillimin e paqes, sigurisë dhe mirëkuptimit midis vendeve.
Ruçi: 24 tetori i vitit 1945është ndër stacionet më të rëndësishme të historisë moderne. Themelimi i OKB-së dhe hyrja në fuqi e Kartës Themeluese të Kombeve të Bashkuara, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shenjë e ndërgjegjësimit të kombeve dhe qeverive të tyre se paqja dhe jo lufta janë zgjedhja e njerëzimit; se bashkimi dhe jo ndarjet janë mjeti për arritjen e paqes; se demokracia në asnjë komb nuk mund të ndërtohet e të jetë e qëndrueshme, pa demokratizuar vendim-marrjet botërore.
OKB është aktualisht një organizatë globale, me legjitimitet, fuqi dhe impakt si rrallë ndonjëherë në histori.Nga 51 shtete themelues, Asambleja e Përgjithshme është rritur sot në 193 shtete.
Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955, pas një dekade përpjekjesh për tësiguruar këtë të drejtë, si zbatim i parimit të universalitetit të kësaj organizate të madhe botërore.
Anëtarësimi në OKB është një mundësi për të kontribuar në të mirë të zhvillimit, paqes, sigurisë, mirëkuptimit dhe zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore.
Pozita e Shqipërisë në OKB ka ardhur duke u fuqizuar dhe aktualisht vendi ynë ka paraqitur kandidaturën për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023, për të cilën po fitojmë gjithnjë e më shumë mbështetje ndërkombëtare.
Kuvendi i Shqipërisëështë aktualisht duke zhvilluar një diplomaci intensive parlamentare për të arritur këtë objektiv. Shqipëria në Këshillin eSigurimit të OKB-sëështë një vlerë e shtuar në kontributin në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Sakaq ka ardhur edhe një urim nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka shkruar se OKB është krjiuar për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve, teksa uron që edhe Kosova të bëhet pjesë e saj.
Basha: Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.
Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.
Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.