Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Barcelonës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, mysafirët arritën ta fitojnë takimin me rezultat 3-1.
Pjesa e parë e El Clasicos është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, derisa në pjesën e dytë, skuadra e Zinedine Zidane mori ndeshjen në dorë.
Në minutën e 63-të, VAR-i ia siguroi një penallti Los Blancos dhe nga pika e bardhë ishte i saktë Sergio Ramos, për rezultatin 2-1
Ndërsa, në minutën e 91-të të ndeshjen, Neto shkaktoi një gabim duke ia mundësuar Luka Modricit t’i kalojë disa lojtarë dhe të shënojë golin e tretë në ndeshje.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi renditet vendin e parë me 13 pikë, derisa Barcelona është në vendin e 10 me 7 pikë.