Ka degjeneruar në përleshje të dhunshme me policinë hyrja në fuqi e masava anti-Covid dhe orëve policore në Itali.
Me dhjetëra njerëz u mblodhën në Piazza del Popolo (Sheshi i Popullit) në qendër të Romës për të protestuar kundër hyrjes në fuqi të lockdown.
Në mesnatë, kur marshimi u urdhërua të shpërndahej, demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe bomba tymuese drejt policisë.
U desh ndërhyrja e policisë për të zbrazur sheshin.
Gjatë trazirave, disa kontenierë mbeturinash u dogjën ndërsa u ndaluan nga policia disa protestues.
Policia mori kontrollin e sheshit, ndërsa protestuesit nën thirrjet “Jo diktaturës shëndetësore”, u shpërndanë drejt sheshit Flaminio.