Qeveria britanike njoftoi sot një ndihmë prej 75 milionë stërlinash (82 milionë euro) për të shpëtuar 35 monumente kulture të rrezikuara nga koronavirusi, mes të cilëve teatri i Globe.
Këto ndihma, me një vlerë që arrin në tre milionës stërlina për secilën nga këto institucione ose organizata, vijnë nga Fondi për Mbrojtjen e Kulturës, i cili arrin në një total prej 1,57 miliardë stërlina.
Midis 35 vendeve ose organizatave bëjnë pjesë teatri Old Vic në Londër, i themeluar në 1818, ose ai i Globe, një kopje në madhësi reale e atij që daton nga viti 1599, ku ka punuar Shekspiri, i ndërtuar në vitin 1997 në bregun jugor të Thames, pranë vendit të tij të origjinës.
Më shumë se një milionë persona e vizitojnë çdo vit. Ai përban gjithashtu një bibliotekë, arkiva dhe kopje të një teatri jakobin të shekullit XVII, i ndriçuar me qiri.
“Por, 70% e fondeve janë të destinuara për vendet kulturore që ndodhen jashtë kryeqytetit britanik si Crucible de Sheffield apo Royal Exchange Theatre de Manchester”, nënvizoi Ministria e Kulturës në një komunikatë.
“Këto vende dhe organizata janë të pazëvendësueshme në trashëgiminë tonë dhe ato që na bëjnë superfuqinë kulturore që jemi”, theksoi ministri, Oliver Dowden.