Qeveria e Italisë mund të ndryshojë vendimin për lejimin e tifozëve nëpër stadiume pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Sipas mediave italiane, presidenti Giuseppe Conte, mund t’i mbyllë sërish stadiumet duke mos lejuar as 1000 mijë tifozë që janë aktualisht pjesë e stadiumeve në ndeshjet e Serie A.
Sipas mediave italiane, presidenti Conte, ka vendosur t’i pezullojë gjithashtu aktivitetet sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste.
Në Itali po ushtrohet presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë numrit të madh të të infektuarve me koronavirus qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.