Në një komunikim me gazetarët, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi apeloi edhe një herë për t’iu ardhur në ndihmë naftëtareve të Ballshit që sot kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë.
Sipas Kryemadhit, përgjegjësia e qeverisë për këtë çështje është e drejtëpërdrejtë, ndërsa shtoi se me fitimet që vijnë nga shitja e naftës janë të gjitha mundësitë për të paguar pagat e tyre e për të rikthyer në punë rafinerinë e Ballshit.
Monika Kryemadhi: “Ato kanë bërë thirrje që do u bashkëngjiten dhe fëmijët. Ne si LSI i jemi drejtuar SPAK për të hetuar aferën korruptive por dhe KLSH-së. Jo vetëm të hetojnë por edhe të vendosin para përgjegjësisë ku është një proces gjyqësor ku shteti është me firmën fantazmë apo guackë. Që ka dalë si metodë për të përfituar nga paratë e shtetit.
Më e rëndësishmja është se përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë është e drejtpërdrejtë. Është shumë e thjeshtë. Vetëm me të ardhurat që vijnë nga nafta është mundësia për të paguar pagat e naftëtarëve, por edhe për të krijuar mundësinë e rifillimit të punës në uzinë. Që këta njerëz jo vetëm të marrin pagat por edhe vazhdimësinë.
Ne do e ndjekim hap pas hapi, jo vetëm në kuadër politik por edhe administrativ. Dosja është shumë e madhe që nga privatizimi deri tek naftëtarëtë në grevë. Kujtojmë vitin 2000 kur uzina u shkëput nga Albpetrol, me 2 mijë punëtorë me pagat nga më të mirat në Shqipëri.
Kishte prodhime cilësore naftë dhe nënprodukte. Po rikujtoj, Maqedonia që nuk prodhon nfatë, ka vetëm 40 fuëi në ditë, simbolike, ne prodhojmë 23 mijë në ditë dhe në bursë ëmimi i naftës në Shqipëri është 1 mijë e 600 lekë, në Maqedoni 900 lekë. 700 lekë u merren shqiptarëve. 700 lekëshi është për importin. Nafta vendase s’duhet tatuar. Janë 90 milionë euro që shteti shqiptar i fut në xhep prej përqindjes së naftës. S’po merrem me cilësinë. Ato pagat e naftëtarëve janë vetë 7 milionë euro”.
Sipas saj, pagat që kërkojnë naftëtarët është sa dyshemeja e inceneratorit të Fierit.