Pandemia është përhapur në të gjithë Italinë

albnews
By
1 Min Read

Silvio Brusaferro, kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit (ISS), deklaroi sot se infeksionet me COVID-19 janë përhapur në të gjithë Italinë.

”Prandaj, situata është e ndryshme nga ajo e valës së parë të infektimit, ku koronavirusi goditi më rëndë disa rajone veriore, krahasuar me ato të pjesës tjetër të vendit”, deklaroi Brusaferro.

“Sot epidemia nuk është më e kufizuar në zona të caktuara, ajo është i përhapur në të gjithë Italinë”, tha Brusaferro në një seancë dëgjimore në Senatin italian.

“Indeksi RT, që është përhapur shpejt, është mbi nivelin 1 në të gjitha rajonet”, theksoi ai.

Brusaferro shtoi se mosha mesatare e pacientëve pozitivë është 40 vjeç në këtë moment, nga 60-70 në kulmin e valës së parë.

Share This Article